Sport
Barca po ua ofron klubeve lojtarin për të cilin pagoi 145 milionë euro

Lojtari është vendosur në shitje, por katalanët do të pranojnë edhe një huazim të tij, nëse një skuadër do të paguante 9 milionë euro huazimin e tij, dhe pagën vjetore prej 11 milionë euro.
Sipas medieve britanike, Tottenham është shumë i interesuar për Coutinhon, por ata nuk janë të gatshëm të mbulojnë gjithë pagën e brazilianit, sepse atëherë do të bëhej lojtari më i paguar në klub, duke kaluar edhe yllin e tyre, Harry Kane, përcjell lajmi.net.
Coutinho sezonin e kaluar e kaloi huazim te Bayern Munich, që së fundi deklaruan se nuk kanë ushtruar të drejtën për blerjen e përhershme të kartonit të tij, për të cilin Barca tha se duhet paguar 120 milionë euro.
27 vjeçari brazilian i ka kushtuar shtrenjtë Barcelonës kur në vitin 2018 e transferuan për 145 milionë euro nga Liverpool.
Coutinho në fanellën e Barcelonës është paraqitur 76 ndeshje, ndërsa ka shënuar 21 gola.
Për të interesim kanë shprehur edhe Newcastle United dhe Arsenal./Lajmi.net/






















