Connect with us

Sport

Barca dhe Ter Stegen më afër marrëveshjes për rinovimin

Publikuar

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ raporton se Barcelona dhe Marc Andre ter Stegen po afrohen drejt një marrëveshje mes tyre, transmeton lajmi.net.

Kjo marrëveshje do t’i zgjaste qëndrimin në ‘Camp Nou’ yllit gjerman, i cili është në vitet e fundit të kontratës së tij.

Bisedimet me reprezentuesin e kombëtares së Gjermanisë, Barca i ka nisur qysh moti, por kërkesat në pagë të portierit ishin të larta.

Tashmë, thuhet se Ter Stegen është afër rinovimit deri në vitin 2025, me skuadrën e Barcelonës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK