Connect with us

Kosovë

Avokati i VV-së, Tomë Gashi njofton se Xhabir Zharku përmes grevës së urisë është bërë aktivist

Publikuar

Xhabir Zharku ka njoftuar pardje se i është futur një greve të urisë për shkak të cilësisë së ushqimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga avokati i njohur për gabimet e tij drejtshkrimore, Tomë Gashi.

Gashi – i cili ishte zënë nga Periskopi duke e sulmuar një lypës pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes – ka deklaruar se greva e urisë nga ana e Zharkut po bëhet për çështje të sensibilizimit ose ngritjes së vetëdijes për cilësinë e ushqimit në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo e bën Zharkun një aktivist për çështjen e të drejtave të të burgosurve, madje një ndër të parët në Kosovë, shkruan Periskopi.

Gashi është avokat edhe i familjes Dehari në rastin e vdekjes së aktivistit politik Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Avokati po ashtu shërben edhe si analist politik në mbështetje të Vetëvendosjes nëpër studio televizive.

Sidoqoftë, greva e urisë nga Zharku del të jetë mjaft e rëndësishme pasi që asnjëherë më parë nuk është problematizuar çështja e ushqimit nëpër qendrat e paraburgimit apo edhe në burgjet tona.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar i z.Gashi:

NA NDIQ NË FACEBOOK