Kosovë
Avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi: Një ngjarje tragjike nuk duhet të përdoret për poena politikë

Pas vetëvrasjes së të riut Agon Musliu te karantina e Konvikteve në Prishtinë ka reaguar edhe Tomë Gashi, avokati pasanik kosovar i afërt me partinë Vetëvendosja që është në pushtet.
Megjithëse politizimi i rastit të Astrit Deharit ndihmoi Vetëvendosjen të dilte nga mediokriteti elektoral duke arritur të dyfishohej në zgjedhje vetëm pas pak muajsh (nga 13,59 në 27,48), Gashi konsideron që “një ngjarje tragjike nuk duhet të përdoret për poena politikë,”
Gashi nuk merr në mbrojtje të riun gjilanas – ashtu siç e kishte marrë Astrit Deharin – duke mos paragjykuar rrethanat e vdekjes e duke kërkuar hetim për mënyrën se si ishte vendosur ai në karantinën e Konvikteve, shkruan Periskopi.
Edhe gjatë kohës sa Gashi mbronte Deharin nuk i rezistonte tundimit që ta politizonte rastin duke u treguar skajshëm joprofesional. Madje, Gashi edhe sot është pjesë e analistëve të Vetëvendosjes nëpër studiot e ndryshme televizive.
Pas mbrojtjes që ia bënte Deharit, Tomë Gashit i kishte kandiduar edhe i biri i tij si kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e fundit.
Gashi para disa javësh ishte kapur nga Periskopi duke sulmuar një lypës në qendër të Prishtinës. Më herët ai kishte qenë edhe këshilltar i presidentit Hashim Thaçi gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryeministër.
Të kujtojmë se megjithëse është një ndër avokatët më të njohur në Kosovë, Tomë Gashi nuk di të shkruajë në gjuhën shqipe.
Statusi i mëposhtëm është i paredaktuar:
Opozitarizem jo korrekt!
Një ngjarje tragjike nuk duhet të përdoret për poena politik.
Perveç që është opozitarizem për inati është edhe keqpërdorim i nivelit me të ulët njerëzor.
Politizim me inati në këtë kohë të tensionimeve politike që i shkaktojnë vet.
Për vdekjen tragjike,pa sukses mundohen me fajësu Qeverin e tanishme e cila ka standarde shumë me të larta me qeverit e mëparëshme aq sa nuk munden të krahasohen aspak.
Ky rast tragjik as që mund të krahasohet me rastin e vrasjes së Astrit Deharit në burg më 05.11.2016
Atëherë ju e kishit pushtetin dhe asnjë reagim se patët!



















