Connect with us

Kosovë

Avdyli: Rendi u kanë që LDK ta kandidonte Vjosa Osmanin për kryeministre në vend të Avdullah Hotit

Publikuar

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se Vjosa Osmani po anashkalohet totalisht nga LDK-ja.

“Vjosa Osmani ka mundur ta marrë mandatohet për kryeministre dhe t’i bëj 61 vota.  Rregull ka qenë kjo, u kanë rendi që së paku formalisht, se ndoshta nuk kish mundë ta bëj qeverinë, por po supozoj që kish mujtë me ba qeverinë me Vetëvendosjen, faktikisht mendoj se do ta kish provu. Ka një anashkalim total ndaj kandidates për kryeministre që kemi pasur në zgjedhjet e fundit, pra Vjosa Osmanit. Mendoj që kemi mujtë me përdorë strategji të tjera në koalicion me VV-në sepse ne nuk jemi larg me qëndrime me VV-në dhe kemi mundur të qëndrojmë edhe në opozitë. Momentin kur është prishë koalicioni, Osmani nuk është thirrë më, edhe në takimet vendimmarrëse ku janë përcaktu emrat, emri për kryeministër nuk është thirrë. Mendoj që do të duhej një dialogim të brendshëm, sepse tek e fundit në parti vijmë edhe me mendime të ndryshme, ka mungu një dialog i tillë, mendoj që kjo i bën dam partisë”, ka thënë Avdyli në DPT Te Fidani, përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK