Sport
Avdijaj afër marrëveshjes me skuadrën e re

Sulmuesi i Kosovës, që luan me Hearts të Skocisë, është duke u kërkuar nga Braga e Portugalisë.
“A Bola” e Portugalisë shkruan se Braga është në bisedime me 23-vjeçarin, të cilin mund ta transferojë gjatë verës.
Donisi prej transferimit në Hearts nga Trabzonspori gjatë afatit kalimtar të dimrit, zhvilloi vetëm tri ndeshje.
Kontrata e tij me klubin skocez skadon më 30 qershor, andaj ai do të jetë lojtar i lirë. /Lajmi.net/






















