Uncategorized
Australia në alarm: I gjithë bregu perëndimor pret stuhinë e fuqishme e masive

Një stuhi masive që ndodh veç një herë në dekadë pritet ta godas furishëm krejt bregun perëndimor të Australisë gjatë ditës së sotme por edhe ditës së nesërme, duke sjellur kushte potencialisht të rrezikshme.
Byroja e Meteorologjisë tha se stuhia – mbeteja e Ciklonit Mangga – përfaqësonte “një event të pazakontë e të ligë të motit”.
Alarmet janë lëshuar për erëra shkatërruese deri në 100 kilometra në orë, për shi të rrëmbyeshëm dhe për valë masive nga Albany deri te Bregu i Kimberleyt – një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Ushtruesi i detyrës së asistent komisionerit të Departamentit të Australisë së Perëndimit për Shërbimet e Zjarrit dhe Emergjencave (DFES), Jon Broomhall iu tha gazetarëve që njerëzit do të duhej të përgatiteshin që t’i siguronin shtëpitë dhe pronat e tyre.
DEFS-i alarmoi se “moti i pazakontë” mund të shkaktonte dëme tepër të mëdha për shtëpitë dhe t’i bënte të rrezikshme udhëtimet.
Banorët ishin udhëzuar që t’i hiqnin nga rryma pajisjet elektrike, dhe të shmangnin përdorimin e telefonëve nëse vetonte, t’i mbyllnin perdet dhe të qëndronin larg dritareve.
Çdokush që kishte mbetur jashtë udhëzohej që të gjente menjëherë strehim të sigurtë. /Periskopi




















