Connect with us

Sport

Asgjë të re nga transferimet: Neymar i lumtur në Paris

Publikuar

Raporimet e medieve sportive kanë qenë të shumta këto kohë, me Neymar që shihej si një opsion potencial për transferim nga Barcelona.

“Mbappe dhe Neyma janë pjesë e PSG. Ata janë të përkushtuar ndaj klubit, duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi”, ka deklaruar Herrera, përcjell lajmi.net.

“Para karantinës, unë po haja darkë me Neymar. Ai ishte shumë i përfshirë në projektin e klubit tonë. Ai më tha që kurrë nuk ka qenë më i lumtur në Paris sesa tani. Projekti i klubit është i tillë që të dy lojtarët të ndjehen të lumtur në ekip”.

Kjo deklaratë e Herrera, zbeh pretendimet e tifozëve të Barcelonës që të shohin sërish në ekipin e tyre Neymar, së paku këtë verë./Lajmi.net/