Sport
Asambleja e Përgjithshme e DFL: Sezoni luhet deri në fund – nëse është e nevojshme edhe në korrik

Asambleja e përgjithshme e DFL ka konfirmuar se sezoni aktual do të luhet deri në fund, edhe po të jetë nevoja që futbolli të vazhdohet edhe në korrik.
36 klube nga Bundesliga dhe Bundesliga 2 kanë diskutuar për efektet e pandemisë Covid-19, ku ndër të tjerash janë marrë edhe dy vendime të rëndësishme.
DFL ka aprovuar përdorimin e mundshëm të pesë zëvendësimeve brenda një loje, pas rifillimit të sezonit, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, nëse është e nevojshme, lojërat e Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të vazhdojnë të luhen edhe përtej 30 qershorit.
Bundesliga rifillon këtë vikend, me ndeshjen mes Dortmund dhe Schalke që pritet të jetë më interesantja. /Lajmi.net/






















