Sport
Arsenali e vendosë në shitje Mustafin

Mbrojtësi nga Gostivari nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta, dhe në fund të sezonit do të largohet.
Sipas të përditshmes britanike “Express”, Arsenal po kërkon dhjetë milionë euro për shërbimet e Mustafit, përcjell lajmi.net.
E ardhmja e Mustafit mund të jetë në Serie A, ku ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij.
Mustafi te Arsenal është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Valencias.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, në këtë edicion të pezulluar në muajin mars shkaku i përhapjes së pandemisë të koronavirusit, ka regjistruar 18 ndeshje për Arsenalin në të gjitha ndeshjet dhe ka kontribuar me një gol dhe një asistim./Lajmi.net/






















