Lajme
Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, kapen me kokainë dhe 67 mijë euro

Sekuestrohen 2 kg kokainë dhe 1.5 kg marijuanë në Greqi.
Katër shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek të moshave 26-54 vjeç janë arrestuar nga policia.
Operacioni është zhvilluar në Selanik dhe në mesin e të arrestuarve janë krerët e grupit, një çift shqiptarësh, burri 35 vjeç dhe gruaja 26 vjeçe.
Siç shkruan Lapsi, një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama.
Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67.000 euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme.



















