Connect with us

Lajme

Arrestohet 35 vjeçari nga Dibra, ishte shpallur në kërkim nga Interpoli

Publikuar

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”është arrestuar nga policia në Shqipëri.

Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.

“Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i shtetasit B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./tch/

Lajme40 minutes ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri2 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme3 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri4 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë5 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Maqedoni6 hours ago

Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi – por jo për të gjithë

NA NDIQ NË FACEBOOK