Connect with us

Kosovë

Arben Gashi: E ftuam Vjosën por nuk erdhi, me siguri ka pasur agjendë tjetër

Publikuar

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në mbledhjen e  Grupit Parlamentar të LDK-së, por se ajo nuk ka shkuar në takim.

Gashi tha se sikurse çdo deputet tjetër i LDK-së, edhe Osmanin e kanë ftuar.

“Patjetër se të gjithë anëtarët e GP kanë qenë të ftuar. Jo nuk ka qenë. Me siguri ka pasur agjendë tjetër”, tha Gashi pas mbledhjes së GP të LDK-së në të cilën i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti, ka shpalosur programin e Qeverisë së re./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK