Sport
Ancelotti: Milani më i mirë ishte ai i vitit 2005

Ancelotti insiston se Milani i vitit 2005, që humbi në finalen e Stambollit kundër Liverpool, ishin më të mirë sesa Milan i vitit 2003 dhe 2007 që fitonin trofeun e njëjtë.
Sot kur shënohen 13 vite që kur Milan mposhti Manchester United 3:0 për të prekur finalen e sezonit 2006/07, Ancelotti është ‘kthyer në kohë’ për të komentuar ish skuadrën e tij.
“Skuadra e vitit 2007 ishte inferiore teknikisht krahasuar me skuadrën e vitit 2005, që mbetet skuadra më e mirë, me performancat më të mira në një finale”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.
“Skuadra e 2005 ishte më e mirë sesa ajo e vitit 2003. Në 2007, ne kishim motiv të jashtëzakonshëm. Ne fituam më shumë me motivim sesa me kualitet”.
“Kam shikuar finalen e Stambollit 10 vite më vonë. Ne gjithashtu luajtëm mirë në kohën shtesë. Carragher më tha se nuk mund të përballonin më dhe donin penalltitë”, ka zbuluar Ancelotti.
Finalja e vitit 2005 është një nga më spektakolaret, ku Milan printe 3:0, por përmbysej dhe mposhtej në penallti nga Liverpool. /Lajmi.net/





















