Kosovë
Analisti jep dorëheqje si analist shkaku i përçarjeve në Kosovë

Analisti nga diaspora me emrin Bleron Baraliu sapo ka deklaruar se do ta braktisë plotësisht për një kohë të pacaktuar “aktivizmin dhe komentimin politik” të ngjarjeve dhe temave në Kosovë.
Në një shkrim të gjatë ai ka listuar edhe një herë qëndrimet e tij politike, derisa ka shfaqur bindjen se “politizimi militantist i temave kyçe” ka krijuar “çarje të dhimbshme dhe urrejtje të pariparueshme në shoqërinë dhe kombin tonë”.
Ai ka përmendur si fajtore për krijimin e këtyre përçarjeve VV-në dhe PDK-në, por edhe akterë të tjerë të skenës politike, shkruan Periskopi.
“Pertej kesaj dhe me se rendesishmi, mendoj se kemi ardhe ne nje pike te katandosjes ku kemi nevoje urgjente per nje fushate dhe organizim pajtimi e ulje fyerjesh.” – ka shkruar z.Baraliu.
Më poshtë e gjeni statusin e tij të plotë në Facebook:
Te dashur miq ❤️
I bindur se diskursi i krijuar vetem po shkaterron te ardhmen tone, kam vendosur te braktise ne teresi dhe per nje kohe te pacaktuar aktivizmin tim dhe komentimin politik te ngjarjeve e temave ne Kosove. Prandaj ju lus per vemendje e miresi te me lexoni deri ne fund (9 minuta lexim), qe te jemi ‘hallall’ me njeri tjetrin se ku qendrojme dhe ku dallojme. Per temat qe nuk kam lermbledhur ketu terheqe te gjitha deklaratet dhe shpalle absolvimin e vehtevehtes deti ne ndonje deklarim specifik ?
Jam i bindjes perfundimtare se politizimi militantist i temave kyce qysh prej 99 e kendej (nese jo dhe me pare), ka krijuar çarje te dhimbshme dhe urrejtje te pariparueshme ne shoqerine dhe kombin tone. Ketu duhet vecuar sidomos demarkacionin me Malin e Zi dhe ‘marrveshjen e pajtimit’ me sërbine, qe kane sherbyer si pyka vellavrastare! ??. Barra e pergjegjesise ketu na kape te gjitheve, por njekohesisht dhe specifikisht edhe VVne bashke me PDKne, edhe Ramushin bashke me Isen, edhe Shpendin bashke me Fatmirin…
Pertej kesaj dhe me se rendesishmi, mendoj se kemi ardhe ne nje pike te katandosjes ku kemi nevoje urgjente per nje fushate dhe organizim pajtimi e ulje fyerjesh. Por para se te ngre kete teme dhe thirre per nxitje te nje akcioni te ketille nje dite me vone sa tgjej kohe dhe vullnet mbeshtetes, po jap disa sqarime ne sinapse te qendrimeve te mia, qe kurre mos te kete keqkuptime e keqinterpretime te qendrimeve qe kam mbajtur dhe ende mbeshtese:
1- fare nuk kam besuar as besoj ne ‘qasjen fer’ te Evropes ne ceshtjet tona. Sidomos Francen e Spanjen, por as Gjermanine. Anglia eshte pakez me ndryshe, por sidoqofte, besoj se rreshtimi ‘krah Evropes’ ne sfidim kunder ShBA (se paku ne percepcion) eshte miopik, vetmashtrues, dhe ne raport te zhdrejte me interesat kombtare dhe drejtesine ne Ballkan e Evrope. Ketu zotni Kurti mban pergjegjesi te patejkalueshme dhe historia do ta gjykoj, besoj une, per humbjen e nje shanse serioze per te shty decidivisht dhe definitivisht para ceshtjen e Shqipnise se lire e te bashkuar ne nje union politik te ri.
2- pa u zgjat ne analize mbi ate qe shtova, per korrektesi po jap botekuptimet e mia ne kohe per tema kyce, mbi te cilat edhe mund te hapim debat shkencor, ani pse mendoj, me perjashtim te kesaj per ndryshim te kufijve, te tjerat duhet debatuar pas pajtimit dhe uljes se urrejtjeve barrikaduese:
a. Kam qene kunder nenshkrimit te Rambujese dhe per nje insistim shtese ne kerkesat tona. Besoj ende se intervenimi i NATOs ka qene i pavarur nga ‘nenshkrimi yne’, dhe vazhdoj te jem i bindur qe mosnenshkrimi do te ishte shume me pozitiv vs dekonstruktivitetit politik qe ka sjelle kapitullimi i UCK (sidomos ne lidhje me UNMIK dhe Mitrovice). (shenim: kam qene 100% ne taborrin e UCK e -100% ne te Rugoves – i cili, vazhdoj te besoj ishte frikacak dhe i paafte ne politika antiserbe e nderkombtare).
b. Kam ‘luftuar’ bashke me lobin shqiptaro-amerikan per ndryshime ne Ahtisari. Vazhdoj te besoj se performanca e lidereve politike kosovare ishte nder me te plogshtat ne histori. Ma merr mendja se 90% e deputeteve (as Glauku i sterlexuar ??) dhe asnjeri nga ‘lideret’ ne pozita atebote asnjehere se kane lexuar planin Ahtisarinne teresi – harroje kuptuar!!! (shenim.: me 10shkurt07 kam qene nKs si delegacion nga shqiptaro-ShBA (NAAC) dhe kam marre pjese (me pasoja) ne protesten e pergjakur ne shesh
c. Kam qene decidivisht per embargo politike e ekonomike kunder sërbisë (prej 2008 e me pare) dhe kam perkrahe protestat e VVse (si tek Dheu i Bardhe). Kam besuar dhe besoj se Kosova duhet te mohoj serbine ne teresi, e madje mbyll kufirin – se paku per mallera. Kurre skam blere 860 pas 1996, dhe kam hedh ne mbeturina me kritike ne sy te peshqeshpruresit nese dikush ka gabuar te me sjelle dicka te tille ne shtepi.
d. Kam qene kategorikisht dhe aktiv kunder trinomit famekeq Thaqi-Dell-Pacolli, dhe kam luftuar per ti sfiduar me kaq aktivizem sa guxoj te pretendoj merita kyce per deshtimit e tyre final teknik ne Kuvend. Ne kete aktivizem me ka mbeshtete deri ne fund Demaçi, por me kane braktisur e ‘tradhetuar’ ne caste kritike Albini, Liburni e kreu i VVse.
e. Kam besuar se demarkimi me Mal te Zi duhej aprovuar menjehere dhe per shume aresye, dhe tensionet e ngritura e lufta e sterzgjatur kishoteske ‘kunder’ Amerikes ka degraduar deri ne permasa antikombtare. E kam lutur VVne dhe PSDne (Glaukun/Albinin e Shpendin/Shqipen) duke ardh enkas ne Kosove (edhe me nderhyrje direkte nga Ambasadori nga Arberia) qe te reflektojne e pranojne – por nuk kam arrit ti binde (ani pse PSD ishte afer dhe ne fund deshtuan sepse kalkuluan jo mbi bindje politike por mbi ceshtje votash.
f. Kam qene kategorikisht kunder Gjykates Speciale dhe konsideroj se aprovimi i saj ishte akt tradhetor. Megjithate qendroj kategorikisht i mendimit se vrasjet civile duhet hulumtuar ne teresi, dhe kete duhet ta bejme me nje gjykim te sinqerte permes nje Gjykate serioze kosovare – sepse perderisa nuk zbulojme perkatesine e akteve kriminale, barra e pergjegjesise mbetet mu mbi UCKne dhe tere shoqerine tone. Amnistia e krimeve dmth bartje e barres nga individe tek shoqeria dhe jo harrese a cfajesim, sepse viktimat kane merite te patejkalueshme per drejtesi. Kjo nuk varet fare se a eshte serbia reciprocikisht korrekte ne kete drejtim – ne duhet te deshmojme dhe fortifikojme njerezine tone krejt pavarur nga cfare bejne armiqte tane.
g. Kam qene dhe jam per ndryshim kufijsh ne Ballkan. Besoj fuqishem ne hyrje ne negociata dhe marrje rreziqesh e pergjegjesishe. Besoj se kerkesa jone e drwjte duhet te perfshije Presheven e Sanxhakun, dhe duhet shtuar ne diskutim edhe Malesine, Iliriden, e Çamerine. Ne duhet te jemi serioz dhe te perkushtuar ne bindjet tona se koha nuk tejkalon padrejtesite dhe riparimet jane obligative, dhe ambiciet tona per drejtesi do ti mbijetojne dhunes e politikave fuqiushtruese edhe per 2,000 vjet po qe nevoja – si ne rastin Hebrenje! Ketu besoj Albini ka deshtuar te perceptoje gjasat dhe pergjegjesite e nevojshme, dhe ka lajthitur rende ne nje diskurs ae ne minimum perceptohet te jete dramatikisht pro evripian e antiamerikan.
h. Kam mbeshtetur dhe thirrur per vote (me kusht) per VVne si rruge e tejkalimit te ngerrcit imbecilik politik te 12-15 viteve te kaluara, dhe kam mbeshtete nje qeveri te udhehequr nga Kurti si freski e nevojshme ne kete drejtim. Nuk jam i sigurte sa e merituar ka qene kjo mbeshtetje sepse spara besoj ne ‘te keqen me te vogel’, por as kam pare as shoh alternativa praktike tjera.
i. Besoj se rrezimi i qeverise Kurti ishte akt tradhetie kombtare ne shume dimensione, por sidomos ne braktisjen e perpjekjeve per unitet e bashkim ne luften per bashkim te Shqipnise permes negociatave te facilituara nga Trump+. Jam perpjekur te ndihmoj drejte ketij uniteti drejteperdrejte, por nuk mund ta fajesoj me shume as Albinin se sa LDKne e Thaqin si dhe akteret e tjere qe u dorezuan dhe braktisen e ‘shiten’ Albinin pa provuar me gjate dhe demtuan rende gjasat e interesat kombtare para presionit te paarsyeshem Grenell. Beteja per unitet duhej te vazhdonte dhe shqiptaret duhej te tregonin rezilience te pathyeshme ne kerkesat e mbeshtetura pa hezitim per Shqiperine e lire dhe te drejte, dhe Grenellin ta detyronin te priste deri ne arrirjen e unitetit te brendshem – i cili mbetet i patejkalueshem per marreveshje!
Nese keni arritur te lexoni deri ketu, me kuptoni se ambiciet e mia politike jane zero, dhe do te pushoj nga ketu komentimin e rregullt politik sepse konsideroj se jemi para disfates dhe kemi nevoje per pajtim e jo debat te vazhdueshem te eger. Prandaj sqarova qendrimet e mia qe te sherbejne gjithmone per qartesi ne rast se lind ndonje dyshim se cilat jane pizicionet e mia. Per ato qe nuk kam permendur, shlyej te gjitha cfare kam deklaruar perveq nese me kerkohet ndonje mendim specifik dhe kete e shtoj sipas kerkesave…
Per sqarim shtese, perkushtimi im dhe perpjekja ne luften per clirimin final te Shqipnise eshte e perjetshme dhe pakorrigjueshem monolite, dhe kjo nenkupton cdo sakrifice dhe ndermarresi ne secilin cast qe une besoj se e kam ‘gjetur’ rrugen e menyren per te sherbyer ne kete drejtim. Ata qe me njohim mua dhe familjen time kete tashme e dijne.
Pertej dhe permbi edhe vet Shqipnine besoj ne njerezi e dashuri kulminante pertej racave e perkatesive kombtare! – por njekohesisht jam i bindur ne shenjterine e njerezise shqiptare si teresi (jo detale) neper histori (madje edhe ne keto caste erresie ku gjindemi), dhe jam i bindur se populli yne meriton liri e prosperitet si rralle kush – dhe kjo eshte e verteta dhe kauza kryesore ne sherbimin qe ky popull mund ti beje botes e njerezise.
Faleminderit per vemendjen! Ju dua dhe e dua Shqiperine deri ne thellesi te pakufishme! Ju betohem se do te vazhdoj te jem perjete i perkushtuar ne keto dashuri! ❤️??




















