Connect with us

Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

Ambasada amerikane në Kosovë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar përkohësishtë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Në një postim në Twitter, ambasada amerikane thotë se vendimi nga Kushtetuesja është dëshmi se ligji funksionon në Kosovë, shkruan Periskopi.

Po ashtu ka mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.

“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saja.” – thuhet në reagim./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK