Connect with us

Sport

Alex Song me rrëfim interesant: U bashkova me Barcelonën për t’u bërë milioner

Publikuar

Mesfushori kamerunian Song bëri një transferim prej 15 milionë funte nga Londra në Katalonjë në verën e 2012, pas gjashtë viteve në Arsenal.

Tani 32-vjeçari, i cili u ‘përzu’ nga klubi zviceran FC Sion në mars për refuzimin e marrjes së uljes së pagave mes pandemisë koronavirus, ka shpjeguar në Instagram se si vendimi i tetë viteve më parë nuk ishte i vështirë për shkak të financave të mëdha, përcjell lajmi.net.

”Takova drejtorin sportiv të Barcas, dhe ai më tha që nuk do të luaja shumë ndeshje”, tha Song, në një bisedë live në Instagram me basketbollistin profesionist dhe bashkatdhetarin e tij Pascal Siakam të Toronto Raptors.

”Por kjo nuk më interesoi. E dija që tani do të bëhesha milioner. Kur Barcelona më ofroi një kontratë dhe pashë sa do të fitoja, nuk mendova dy herë”.

“Unë gjithmonë them, një i ri 20 vjeç që drejton një Ferrari është i varfër, sepse në 20 vjeç nuk ke bërë ende asgjë. Por një burrë 50 vjeç që udhëton në një Bentley, është një njeri që duhet të respektohet”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK