Connect with us

Kosovë

Albin Kurti: Prej 3 shkurtit e filluam çkapjen e shtetit nga shpërdorimi e zhvatja

Publikuar

më

Në raportimin e Kurtit që po e bën në Qeverinë, për 100 ditët në krye të saj, tha që prej 3 shkurtit, nën drejtimin e tij ka filluar çkapja e shtetit.

Kurti, tha që kanë marrë disa veprime që si qëllim kishin ndalimin e humbjes së parasë publike, e ndër to përmendi, uljen e pagave për qeverinë, pa prekur gjyqtarët e prokurorët, shkruan gazeta inFokus.

Veç kësaj, përmendi edhe shkarkimin e bordeve për të cilat tha që nuk janë hakmarrje por veprime për të ndalë abuzimin me paranë publike.

Shefi në detyrë i qeverisë tha që ekzekutivi ka filluar intervenim të shpejtë për të ndalë humbje të mëdha të parasë publike dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të bazuar në vlera, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, ka shtuar që janë marrë 92 vendime nga qeveria e ai si kryeministër, pa përmendur vendimet e secilës ministri./Gazeta inFokus/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK