Kosovë
Aktivistja e VV’së për ditët në vijim paralajmëron prova për protesta me 1500 persona

Aktivistja e Vetëvendosjes, Rinë Zhitia ka paralajmëruar që ditëvë në vijim të ket ëprova për protesta me 1500 persona në sheshin e Prishtinës, transmeton Periskopi.
Sipas saj protesta është e drejtë, an ipse jemi në kohë pandemie dhe distance sociale është më se e domosdoshme.
‘’Pas kërkesave dhe shqetësimit të qytetarëve që protesta mund t’iu mungoj zhvillimeve politike në vend, për shkak të kufizimeve rreth pandemisë, ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste. Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike, dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vet ne qytetarët.
Distancë, disiplinë dhe kujdes.’’, ka shkruar ajo në Facebook.
Sot aktivistë të VV’së bënë prova me 500 vetë./PERISKOPI/


















