Connect with us

Lajme

Aksidenti në rrugën Shëngjin-Kune, shoferja del nga rruga dhe përplaset me pemën

Publikuar

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shengjin-Kune, ku një automjet ka dal nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur e aksidentuar shoferja, e cila është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK