Connect with us

Lajme

Aksident në Tiranë/ Përplasen dy automjete, niset drejt spitalit nëna dhe foshnja i ri – Shekulli

Publikuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Mësohet se dy aautomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasja A.R. dhe foshnja e saj.

Policia bën të ditur se A.R. dhe foshnja e saj janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK