Kosovë
Ahmeti: Rasti i sotëm me koronavirus ka të bëjë me spitalin privat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti i sotëm me Covid-19 në kryeqytet ka të bëjë me spitalin privat e para disa ditëve.
Ai ka njoftuar se numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11.
“E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave”.
“Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”.

















