Connect with us

Kosovë

Ahmeti: Po qarkullojnë shumë kerre e njerëz në Prishtinë, mund të ndodhë ndonjë shpërthim i ri i infeksionit

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se me lehtësimin e masave sot në rrugët e Prishtinës janë shfaqur shumë vetura dhe njerëz, gjë e cila mund të ndikojë në ndonjë shpërthim të ri të infeksionit.

Ahmeti përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë, përcjell Periskopi.

Postimi i Ahmetit:

Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerërve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit.

Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë.

#rriNshpi

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK