Connect with us

Sport

Agjenti zbulon detajet: Kështu do luhej Premierliga në Australi

Publikuar

Premierliga është shtyrë që nga muaji mars për shkak të krizës Covid-19 dhe mbetet të shihet kur, dhe nëse, sezoni do të rifillojë.

Mes spekulimeve dhe shqetësimeve, Premierliga rikonfirmoi angazhimin e klubeve të saj për të rifilluar sezonin kur është e sigurt për ta bërë këtë – është raportuar një plan për të luajtur ndeshjet pas dyerve të mbyllura dhe potencialisht në një vend neutral, përcjell lajmi.net.

Qyteti i Australisë, Perth gjithashtu është bërë një opsion.

Australia ka parë më pak se 7,000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe të paktën 93 viktima dhe Williams – i cili jeton në Perth – komploton me sensacion për të sjellë ndeshjet e Premierligës në ‘Optus Stadium’ dhe ‘WACA Ground’.

“Ne kemi stadiumet, ne kemi motin dhe jemi në kontroll të koronavirusit për momentin”, i tha Williams ABC Grandstand të dielën.

“Koha është absolutisht e shkëlqyeshme, sepse ne mund të fillojmë këtu në ora 18:00, 20:00 dhe 10:00”.

“Dhe ora 10 këtu do të ishte ora 15 pasdite atje dhe do të kishim gjithashtu mbulesë në të gjithë botën në Azi dhe Amerikë”.

“Ky vend është ideal dhe gjithashtu shëndeti dhe siguria, është vendi ideal, Perth”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK