Sport
AC Milan – publikohen rezultatet e para për COVID-19

Milan ende nuk kanë rifilluar stërvitjet pasi skuadra po vazhdon të testohet për koronavirus.
Sky Sport Italia raporton se rezultatet e lojtarëve të testuar dje janë rikthyer negativ, dhe raundi i dytë i testimeve do të bëhet ditën e enjte.
Pas testeve të së enjtes, Milan mund të rifillojë punën në grup, për t’u përgatitur për vazhdimin e sezonit në Serie a.
Te Milan, dy muaj më parë dolën pozitiv Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, por që të dy tashmë janë shëruar./Lajmi.net/





















