Religjion
A e prish agjërimin humbja e vetëdijes?

Pyetje: “EbuKasim nga Riadi pyet: “Nëse njeriu e humb vetëdijen për disa orë, a është obligim për të agjërimi?”
Përgjigje:
“Nëse kjo i ndodh vetëm për disa orë, ai obligohet të agjërojë, njëjtë sikur personi që fle për disa orë. Për më shumë, humbja e vetëdijes kohë pas kohe, ditën ose natën, nuk e shfuqizon obligueshmërinë e agjërimit. Allahu e shëroftë atë!”
Autor:
Imam Abdul Aziz Ibn Baz
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Është shpërndarë në “Mexhel-letu Ed-Daueti” nr. 1673, 6.9.1419






















