Kosovë
A e kopjoi Vetëvendosja mënyrën e protestës në kohë pandemie nga partia komuniste e Greqisë?

Lëvizja Vetëvendosje dje ka organizuar një “provë” për protestë në sheshin “Skënderberu” në Prishtinë.
Për këtë protestë, Lëvizja Vetëvendosje as nuk ka kërkuar leje e as nuk ka lajmëruar institucionet e vendit, për arsye se e njëjta është mbajtur në kohë pandemie kur qytetarët po detyrohen të qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, shkruan lajmi.net.
Protestuesit kishin maska dhe dorëza e gjithashtu u vendosën në disa pika të kuqe që janë shënjuar ditë më parë në sheshin “Skendërbeu”.
E një model i tillë i protestës së fundmi është aplikuar në Greqi, nga partia komuniste atje, pikërisht në ditën e punës.


Partia Komuniste në Greqi protestoi për të drejtat e punëtorëve, pagat dhe padrejtësitë që i bëhen, pikërisht në ditën e punës.
Në anën tjetër, praktika e tyre është identike me praktikën të cilën ka përdorur dje Lëvizja Vetëvendosje për të bërë “prova” për protestë në rast se iu duhet një e tillë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ashpër duke thënë se shteti nuk mund të jetë për dikë nënë e për dikë njerkë.
E nga PDK dhe LDK kanë thënë se Vetëvendosje në kohë pandemie kur qytetarët po qëndrojnë në shtëpi po rrezikon qytetarët.





















