Kosovë
9 persona të hospitalizuar ne Infektivë, dy në gjendje të rëndë

Nëntë të prekur me COVID-19 janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Pesë raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.

















