Connect with us

Kosovë

53 persona nuk respektuan vendimin e qeverisë për Fitër Bajram

Publikuar

më

Në ditën e Fitër Bajramit, kosovarët nuk respektuan vendimin e qeverisë.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Koronavirusi dhe frika ndaj përhapjes së tij nuk i ndaloi kosovarët që të shkonin tek të afërmit për Fitër Bajram dhe si rrjedhojë Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar 53 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, numri më i madh i personave të ndaluar apo arrestuar ka qenë gjatë së dielës në qytetin e Ferizajt, ku në këtë qytet në dy raste janë ndaluar apo arrestuar 33 nga gjithsej 53 sa janë në tërë Kosovën.

Më poshtë ju sjellim të detajuara të gjitha rastet për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 24.05.2020 – 13:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rasti procedohet  në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 24.05.2020 – 13:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastitprocedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Uglar, Gjilan21.05.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i kafiterisë i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar në kafiteri. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit për shkak se nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është  liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Hogosht, Kamenicë 24.05.2020 – 21:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i kafiterisë është iniciuar lënda e rastit i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar. I dyshuari  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Hogosht, Kamenicë 24.05.2020 – 21:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i kafiterisë është iniciuar lënda e rastit i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar. I dyshuari  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është  liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 24.05.2020-02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak së në lokalin e tij është hasur duke punuar, andaj  më këtë veprim nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit k i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kaçanik 24.05.2020-05:40. Raportohet se ndaj 33 personave është iniciuar lënda për shkak se kishin vepruar kundër  vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Magjistrale lagjja  Arbana, Prizren 24.05.2020 – 14:00. Ndaj nëntë të dyshuarve meshkuj kosovar  është iniciuar lënda pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Suharekë 24.05.2020 –22:40. Ndaj të dyshuarit mashkullkosovar  është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Brigada 123, Suharekë 25.05.2020 –00:05. Ndaj dy të dyshuarve  meshkujkosovar  është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Skenderaj 24.05.2020-05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se është hasur me disa persona të tjerë duke u përgatitur të kryejnë rite fetare për festën e Bajramit. Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e BIK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policor.  Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti  është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 24.05.2020 –22:39. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare pronare e kafiterisë e cila nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 12 persona tjerë duke konsumuar pije alkoolike. Ndaj  të dyshuarës   është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 25.05.2020 –00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i  kafiterisë i  cili nga njësiti policor gjatë patrullimit është hasur duke punuar në lokal në të cilën kishin qenë edhe 6 persona tjerë. Ndaj  të dyshuarit  është iniciuar lënda e rastit pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë , kurse me personat tjerë janë marr inspektorët sanitarë . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Lajme24 minutes ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni1 hour ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri2 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme3 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme3 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme4 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme4 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni4 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri5 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme5 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme6 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Zgjedhjet lokale konfirmuan fitoren plebishitare të VLEN-it, 10 me 3 kundrejt BDI-së

NA NDIQ NË FACEBOOK