Sport
5 MVP më të rinj në historinë e NBA – renditja

Sot nëntë vite më parë, asokohe anëtari i Chicago Bulls, Derrick Rose, bëhej MVP më i ri në NBA.
D Rose shpallej MVP i vitit 2011, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bulls, duke u bërë njëkohësisht më i riu në historikun e NBA që bën një gjë të tillë.
Por, kush janë 5 basketbollistët më të rinj në NBA që arritën të kurorëzohen me çmimin e MVP? Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen.
- Bob Pettit, 24 vjeç – St.Louis Hawks, 1955/56
- Wilt Chamberlain, 23 vjeç – Philadelphia Warriors, 1959/60
- Bob McAdoo, 23 vjeç – Buffalo Braves, 1974/75
- Wes Unseld, 23 vjeç – Washington Bullets, 1968/69
- Derrick Rose, 22 vjeç – Chicago Bulls, 2011/12 /Lajmi.net/





















