Connect with us

Kosovë

23 familje pritet të mbesin pa shtëpi në Obiliq

Publikuar

Shqetësimi i këtyre banorëve të Obiliqit është i madh. Kjo ngase ju kanë mbetur më pak se dy javë, që t’i lëshojnë banesat,  në të cilat jetuan gati 20 vjet.

Edhe njoftimi për këtë, nga organet komunale të Obiliqit, tashme iu ka ardhur.

Gjithë kjo për shkak, se në këtë pjesë të qytetit, parashihet të ndërtohet sheshi “Adem Preniqi”
Edhe rrënimi i ish – objekteve të vjetra të Korporatës Energjetike të Kosovës, tashmë ka filluar.

Por në hall më këtë, janë 8 familje, të cilat jetojnë në këtë ndërtesë të vjetër.

Këta thonë, se me rrënimin e këtyre objekteve, po mbesin në rrugë.

NA NDIQ NË FACEBOOK