Connect with us

Kosovë

21 vite nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Publikuar

më

Sot bëhen 21 vite nga “Dita e Martirëve” në Korishë.

Sot mbushen 21 vite nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane.

Më 13 maj 1999 ranë 77 qytetarë të moshave të ndryshme gra, burra, pleq e plaka dhe 14 fëmijë që ishin nxënës të Shkollës Fillore ”Dëshmorët e Kabashit”.

Kjo ishte një nga masakrat më të tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc.

NA NDIQ NË FACEBOOK