Connect with us

Kosovë

15 raste me koronavirus në Klinikën Infektive, 18 lirohen gjatë ditës

Publikuar

Në Klinikën Infektive, QKUK, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.

Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Përndyshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.

Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.

NA NDIQ NË FACEBOOK