Connect with us

Kosovë

14 persona në karantinë refuzojnë ushqimin, kërkojnë testim dhe ankohen te Arben Vitia

Publikuar

më

14 persona të cilët gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve e kanë refuzuar ushqimin mëngjesin e sotëm, si shenjë pakënaqësie që nuk po testohen. Sot është dita e shtatë e qëndrimit të tyre në karantinë dhe thonë se vetë Minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka premtuar se do të testohen, raporton Express.

Para dy ditësh, ata i kanë nisur edhe një letër Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, përmes së cilës kanë kërkuar që të lirohen, sikurse që janë liruar 19 persona të tjerë nga kjo qendër, për arsye që ata i konsiderojnë të dyshimta.

“Nga ana tjetër një numër i udhëtarëve janë liruar, për arsye që ne i konsiderojmë të dyshimta (19 persona). Andaj, ne kërkojmë që gjatë ditës së nesërme të gjithë të testohemi për COVID-19, nëse rezultojmë negative të lirohemi. Në të kundërtën konsiderojmë që MSH ka vepruar njëanshëm dhe detyrohemi të marrim masa të tjera”, thuhej në letrën e tyre drejtuar Vitisë.

Për këtë letër, ata kishin pranuar edhe përgjigjen e Ministrit.

Një prej të karantinuarve, Bedredin Guraj, i ka thënë Gazetës Express se Vitia u kishte kthyer përgjigje për kërkesën e tyre, duke i kërkuar që të mos e shpërndajnë dhe u kishte thënë se do të testohen në ditën e shtatë të karantinës.

Thotë se sot kanë refuzuar ushqimin në shenjë pakënaqësie, meqenëse nuk po testohen.

“14 sot kemi refuzuyar ushqimin. Kurkush në mos e shpërndani, brenda shtatë ditëve keni me dal. Ne i kemi shkru Ministrit, edhe ai na ka thanë mos e shpërndani këtë letër dhe se do të testoheni ditën e shtatë, meqenëse ka ndryshu rregulla e karantinës dhe se nëse dilni negative do të liroheni ditën e tetë”, ka thënë Guraj për Express.

Letra e tyre drejtuar Ministrit:

I nderuar z. Vitia, Ministër i Shëndetësisë,

Më lejoni të ju informoj se me datë 2 maj 2020, këmi udhëtuar nga Austria për Kosovë gjithsej 36 persona.

Për më tepër si gjdo qytetar që udhëton për Kosovë jemi vendos në karantinë në QS(për 14 ditë).

Nga ana tjetër një numër i udhëtarëve janë liruar, për arsye që ne i konsiderojmë të dyshimta (19 persona).

Andaj, ne kërkojmë që gjatë ditës së nesërme të gjithë të testohemi për COVID-19, nëse rezultojmë negative të lirohemi.

Në të kundërtën konsiderojmë që MSH ka vepruar njëanshëm dhe detyrohemi të marrim masa të tjera.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri10 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme14 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme19 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni58 minutes ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni59 minutes ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK