Connect with us

Kosovë

Kosovë/ 13 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Publikuar

më

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot në vend janë regjistruar edhe 13 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe 13 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 1 mijë e 83 raste numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sipas IKSHPK-së, të infektuarit janë nga Vushtrria, Mitrovica dhe Prishtina, shkruan lajmi.net.

Vetëm në Vushtrri janë 10 raste, ku 8 prej tyre janë nga qyteti, një në Mihaliq dhe një në Ceceli, kurse në Mitrovicë janë dy raste dhe në Prishitnë është vetëm një.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!

Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 31 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.207.721 raste të COVID-19 dhe 372.036 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!

LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 SEKONDA!

LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

Lajme18 minutes ago

Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

Lajme35 minutes ago

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

Lajme46 minutes ago

Bekim Sali viziton shkollën “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ndan dhurata për nxënësit

Maqedoni48 minutes ago

Jetë me kredi! Qytetarët po zhyten në borxhe, banesat dhe kreditë konsumatore në rritje

Lajme1 hour ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri1 hour ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni1 hour ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme1 hour ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë2 hours ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota2 hours ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni2 hours ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri3 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

NA NDIQ NË FACEBOOK