Kosovë
Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas 4 raste të reja në Prishtinë dhe 24 në krejt Kosovën me Covid-14, ka thënë se pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave.
Ai ka shkruar në Facebook se po mundohen në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por duhet bashkëpunimi i të gjithëve.
“Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyejnë relaksimin e masave”, ka shkruar ai.






















