Sport
ZYRTARE: Shtyhet për vitin 2022 evropiani i femrave

UEFA në takimin e mbajtur sot, ka vendosur të shtyjë për një vit Kampionatin Evropian të femrave, përcjell lajmi.net.
Ky evropian është dashur të mbahet në vitin 2021, por çrregullimet që ka sjellë në kalendarin e futbollit koronavirusi, kanë detyruar UEFA-n të marrë këtë vendim.
Tani ky evropian do të luhet nga data 6 korrik deri më 31 korrik të vitit 2022.
Kujtojmë se UEFA ka shtyrë edhe Kampionatin Evropian të meshkujve, i cili tani do të luhet në vitin 2021./Lajmi.net/




















