Connect with us

Sport

ZYRTARE: PSG, kampion i Ligue 1 për vitin e tretë radhazi

Publikuar

Liga Profesionale e Futbollit Francez sapo ka njoftuar se është votuar unanimisht për ta kurorëzuar me titullin kampion PSG-n dhe për ta përfunduar kampionatin, përcjell lajmi.net.

Ky është titulli i tretë i njëpasnjëshëm për skuadrën e Al-Khelaifi dhe i nënti në histori.

Ndërkohë, Marseille dhe Rennes do jenë dy skuadrat e tjera që do të jenë në Ligën e Kampionëve – kurse Lille, Reims dhe Nice do të jenë në Ligën e Evropës.

Tolouse dhe Amiens përshëndeten nga kampionati elitarë francezë, kurse Nimes shpëton falë anulimit të ‘play-out’.

Lorient dhe Lens kanë prerë biletën për të luajtur në Ligue 1 sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK