Connect with us

Kosovë

Zyrtare: LDK nominon Avdullah Hotin për kryeministër

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka zyrtarizuar emrin e kandidatit për mandatar të Qeverisë së Kosovës.

Ashtu siç raportoi më herët Periskopi, ish-zëvendëskryeministri  Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti, të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër.

Kujtojmë se Hoti në vitin  2017 kishte kandiduar për kryeministër ku kishte marrë vetëm 112 mijë e 882. Ndërsa në zgjedhjet e fundit të tetorit Hoti si kandidat për deputet kishte siguruar 25 mijë vota.

I pari i vendit, Hashim Thaci përmes një letre ia ka kërkuar kreut të LDK’së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK