Connect with us

Kosovë

Zyra e Kryeministrit paralajmëron se do ta çojë presidentin në Komisionin e Venecias për çështjen e mandatarit

Publikuar

Qeveria e Kosovës në detyrë ka paralajmëruar se do ta çojë në Komisionin e Venecias presidentin Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohen edhe Komisionit të Venecias.

“Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke shqyrtuar format se si dhe kohën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë”.

Javën e kaluar i pari i shtetit e ka mandatuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të formuar qeverinë e re.

NA NDIQ NË FACEBOOK