Connect with us

Kosovë

Zeka: Albinin e ka kapë virusi i punësimeve, pas shkarkimeve tash ka fillu me ngarkime

Publikuar

Kryetari i PEK-ut Milaim Zeka, duke komentuar emërimin e anëtarëve të LV-së nëpër ndërmarrje publike, ka ironizuar duke thënë se Albin Kurtin e ka kapur virusi i punësimeve.

Zeka përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se këta të fundit u dashuruan aq shumë në shkarkime duke përfunduar në ngarkime e punësime më të njofshëm., shkruan Periskopi.

Postimi i Zekës në Facebook

 

E ka kape Albinin semundeja e PANLDK-virusi i punesimeve

 

Albini dhe stafi i tije e filluan punen ne qeveri me moton: Shkarkime. U dashurune aqe shume me shkarkime, saqe kur hynin neper lokale, porosia behej: Ma shkarko nje kafe. Edhe mu ma shkarko ne makiato. I treti: shkarkoma si kryeministrit.

 

Dashuria arriti piken me te larte te vlimit, sa qe nje mbremje kryeministri tha: Po e shkarkojme edhe qeverine.

 

Pas shkarkimeve, tash ka fillu me ngarkime. E ka kape virusi i Ises, Kadrise, Ramushit e Fatmirit. Hajte bre se edhe une po ja beje sikur ata…!

 

Me kane lidhe ne deren e banjos se mos po me emrojne edhe mu…

NA NDIQ NË FACEBOOK