Connect with us

Uncategorized

Zëdhënësi i Boris Johnson tregon për gjendjen shëndetësore të kryeministrit

Publikuar

më

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po i përgjigjet trajtimit për koronavirus dhe mbetet në një gjendje të qëndrueshme në spital, sipas zëdhënësit të tij.

“Kryeministri po merr trajtim me oksigjen dhe po merr frymë pa mbështetje”, tha ai.

Johnson ka kaluar tre netë në Spitalin e Shën Thomasit në Londrën qendrore – në dy prej të cilave kanë qenë në kujdes intensiv, raporton CNN.

Kryeministri britanik e zbuloi se po vuante nga koronavirusi më 27 mars, ashtu si edhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, i cili që nga atëherë është shëruar.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab është duke e zëvendësuar  Johnsonin ndërsa Kryeministri është në kujdes intensiv.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK