Kosovë
Zbulohen detaje të reja nga Shala: ‘Ky është plani ekskluziv i Thaçit me koalicionin LDK, AAK e NISMA’

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se koalcioni LDK, AAK, NISMA, e AKR, ka të bëjë sipas tij, ekskluzivisht me mundësimin e rizgjedhjes së Presidentit edhe për një mandat të dytë.
Ai është i mendimit se nëse Thaçi merr edhe një mandat, evitohet apo vështirësohet ndjekja e tij penale.
Me tej, Shala thekson se presidenti do mund ta kërcënojë qeverinë anti-kushtetuese me rrëzim përmes partisë së tij dhe kështu LDK-ja do t’i nënshtrohet vullnetit të presidentit për ta votuar për një mandat tjetër.
Ja shkrimi i tij:
Ata të cilët po argumentojnë që vullneti i 82 deputetëve duhet të jetësohet dhe kështu vendi të mos shkoj në zgjedhje por ta krijoj një qeveri, osht njejtë si të argumentohet fakti i lojës së futbollit kur një grup i madh i tifozëve fishkëllon për një vendim të caktuar të referit të ndeshjes. Nuk mund të merret për bazë vullneti i tifozëve, po rregulla e lojës.
E rregulla e lojës quhet kushtetutë. Dhe në kushtetutë, në asnjë nen nuk thuhet që pas mocionit të qeverisë, Presidenti mund t’ja japë mandatin partisë fituese apo partisë së dytë.
Vetëm nëse kryeministri jep dorëheqje, apo për arsye të tjera (siç mund të jetë sëmundja apo vdekja) posti i tij mbetet i lirë, atëherë Presidenti mund ta mandatoj partinë fituese (neni 95.5) dhe vetëm atëherë kur partia fituese e njofton Presidentin për mandatarin (neni 84.4). As në këtë rast nuk thuhet që mandati mund t’i ipet partisë së dytë. Pra Presidenti është duke bërë shkelje të dyfisht të kushtetutës.
Dhe ai po e bën këtë shkelje sepse kemi të bëjmë me një PLAN. Dhe ky PLAN ka të bëjë ekskluzivisht me mundësimin e rizgjedhjes së Presidentit për një mandat të dytë, sepse duke qenë në pozitë, evitohet apo vështirësohet ndjekja e tij penale. Dikush do të pyeste se si është e mundur që qeveria që po krijohet në mënyrë anti-kushtetuese do ta votonte Presidentin për një mandat të dytë? Sepse, LDK-ja ka humbur shumë elektorat me rastin e rrëzimit të qeverisë dhe shkeljes së premtimit për ndryshim, dhe kjo frikë do të shfrytëzohet nga Presidenti që në emër të kinse nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë (për të cilën nuk ka konsenzus as në Kosovë dhe as në mes të ShBA-ve dhe BE-së dhe kështu nuk do të nënshkruhet) Presidenti do ta kërcënoj qeverinë anti-kushtetuese me rrëzim përmes partisë së tij dhe kështu LDK-ja do t’i nënshtrohet vullnetit të presidentit për ta votuar për një mandat tjetër. Ndërkaq AAK-ja dhe NISMA nuk do ta votonin, po kjo nuk paraqet problem sepse për zgjedhjen e presidentit duhen vetëm 61 vota me kusht që të jenē në sallë 2/3 e deputetëve. Pas rizgjedhjes, Presidenti, në një afat optimal, do ta krijonte mundësinë që të rrëzohet qeveria anti-kushtetuese, njejtë siç patë ndodhur herën e kaluar.





















