Connect with us

Lajme

Zbardhet vrasja në Korçë, arrestohet autori

Publikuar

Policia e Korçës ka arritur të zbardhë në kohë rekord ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i vrarë me thikë një i moshuar në rrugë ndërsa kthehej në shtëpi.

Nga hetimet e kryera u zbulua se 67 vjeçari P.T. u qëllua me thikë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës nga fqinji i tij Apostol Bozhgolli, 65 vjeçar.

Dy shtetasit janë konfliktuar në derën e banesës, pasi autori e ka qëlluar pesë herë me thikë e ka futur të plagosurin brenda.

Ndërkohë që kur ka mbërritur e shoqja në banesë e ka gjetur në gjendje të rëndë sapo ka hapur derën, shkruan A2 CNN.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK