Connect with us

Lajme

Zaev: Nuk kam simptoma të COVID 19, i pres rezultatet

Publikuar

Pasi që sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe informoi se dy liderët e partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë në izolim shtëpiak, përshkak se kishin patur kontakt me një gazetar të infektuar, lideri i LSDM-së sot përmes një statusi në FB bëri të ditur se ndjehet mirë por se i pret rezultatet gjatë ditës.

Zaev madje me këtë gazetar të infektuar ka patur edhe video intervistë, duke mos e ditur asnjëri se ai është infektuar.

“Do të doja të informoj se gjatë javës së kaluar kisha një TV intervistë me gazetarin për të cilin u konfirmua se është pozitiv me Covid 19. Edhe pse gjatë intervistës kemi ndërmarë të gjitha masat mbrojtëse sikur mos pasje kontakte dhe mbajtjen e distancës, në përputhje me të gjitha protokolet, nga sot jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot u testova për praninë e virusit dhe rezultatet i pres gjatë ditës, me çka do të konfirmohen të gjitha hapat e mëtutjeshme”, shkroi Zaev./Zhurnal.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK