Connect with us

Sport

Ylli i Sassuolo: Ne lojtarët duam që të kthehemi në fushë

Publikuar

Pandemia Covid19 ka bërë që të gjitha aktivitetet sportive në Evropë të pezullohen, normalish përfshirë këtu edhe Serie A.

Lojtari i skuadrës së Sassuolo, Francesco Caputo, ka insistuar se futbollistët tashmë dëshirojnë të kthehen në fushat e blerta.

“Dëshira jonë është që të përfundojmë kampionatin, edhe nëse duhet luajtur gjatë verës”, ka thënë Caputo, transmeton lajmi.net.

“Kushtet duhet të jenë aty, por duke marrë masat e nevojshme për ne dhe njerëzit që punojnë në futboll, mendoj se është korrekte që të përfundohet sezoni”, shtoi lojtari.

“Nëse sezoni rikthehet, do të jetë mesazh pozitiv për të gjithë shtetin. Ndoshta nuk është mënyra më e mirë të luhet në dyer të mbyllura, por të fillojmë përsëri do të thotë të bëjmë hapin e parë drejt rikthimit në normalitet”, ka thënë ndër të tjerash Caputo.

Në Serie A, në anën tjetër ka disa skuadra që nuk janë pro rikthimit në fushën e blertë dhe duan anulimin e sezonit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK