Connect with us

Sport

Xhaka: Kam refuzuar këtë skuadër

Publikuar

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, në fillim të këtij viti kishte qetësuar raportet me tifozët e Arsenal, të cilët e kishin fishkëllyer dhe kritikuar për paraqitjet e tij.

Atë situatë, ka dashur të shfrytëzojë Hertha Berlin, duke i ofruar mundësinë e rikthimit në Bundesligë, kur skuadra drejtohej nga Jurgen Klinsman.

Lajmi atëkohë ishte raportuar nga gazeta gjermane ‘Bild’, e cila e konsideronte punë të kryer këtë transferim.

Por, Xhaka pati vendosur të vazhdojë me Arsenalin, ku mori edhe besimin e Mikel Artetas.

“Kisha një ofertë nga Hertha Berlin, por unë zgjodha të qëndroj në Londër”, ka deklaruar Xhaka për Sport1./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK