Connect with us

Uncategorized

Wizz Air do të rikthejë disa fluturimeve më 1 maj

Publikuar

më

Kompania e fluturimeve Wizz Air do të rikthejë fluturimet nga Vjena duke nisur nga fillimi i muajit të ardhshëm, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Josef Varadi për mediat lokale.

Ai ka njoftuar edhe për rikthim të fluturimeve që janë realizuar nga Aeroporti Luton i Londrës.

Ky rikthim e bën këtë kompani ndër të parat në Evropë që ka njoftuar për planet e shtimit të fluturimeve në kohë të koronavirusit, shkruan REL

Pandemia me këtë virus ka goditur rëndë fluturimet ndërkombëtare, duke rrezikuar mbijetesën e shumë kompanive.

Varadi ka thënë se shpreson që kompania që drejton të rikthejë fluturimet rreth 30 për qind të kapacitetit që ka, duke rritur pas dy apo tre muajve numrin e fluturimeve për 75 deri në 80 për qind.

Megjithatë, ai ka përmendur se kjo gjë varet nga koordinimi që arrihet me shtetet evropiane, varësisht prej masave që aplikojnë kundër koronavirusit.

Evropa është “rrëmujë e vërtetë” në këtë moment, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo linjë ajrore do të prezantojë masa “shtesë” për ruajtjen e shëndetit, duke përfshirë mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e masave dhe dorezave nga ana e stafit dhe dezinfektimin e aeroplanëve gjatë natës.

Maqedoni11 minutes ago

Kaos në autobus në Draçevë: 27-vjeçari sulmon udhëtarët, shoferin dhe policët

Shqipëri41 minutes ago

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Lajme2 hours ago

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Lajme2 hours ago

Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit

Maqedoni3 hours ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë3 hours ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri3 hours ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota4 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni5 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri5 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni5 hours ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

NA NDIQ NË FACEBOOK