Kosovë
WaPo: Presidenti Trump kishte pyetur epidemologun se pse të mos lihej koronavirusi që ta shpërndahej në krejt Amerikën

Një zbulim tmerrues sapo është nxjerrë nga gazeta e famshme Washington Post e që ka të bëj me presidentin amerikan Donald Trump dhe top epidemologun ameirkan Anthony Faucin.
Në një bisedë të bërë me dr.Anthony Faucin muajin e kaluar, Presidenti Trump kishte pyetur atë dhe zyrtarët e tjerë shëndetësorë se përse nuk duhej që thjesht ta linin pandeminë e koronavirusit “ta infektonte gjithë Amerikën”, përcjell Periskopi nga Daily Beast.
Në dëshirën e tij për ta rihapur vendin sa më parë që të jetë e mundur, Trump raportohet se donte të dinte se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mundej që thjesht të mos merrnin asnjë kundërmasë ndaj Covid-19shit, me qëllimin e arritjes së një mase kritike të imunitetit sa më shpejt.
Fauci raportohet se i ka kthyer përgjigjjen i tmerruar duke thënë, “Z.President, shumë njerëz do të vdesin.”
Ekspertët e shëndetit publik pajtohen që nëse koronavirusi nuk do të përmbahej, atëherë qindra mijëra njerëz do të vdisnin. /Periskopi




















