Kosovë
“VV na dërgoi njerëz për koalicion” – Haki Abazi komenton deklaratën e Kadri Veselit

Haki Abazi ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se Vetëvendosje i ka dërguar njerëz për koalicion.
Ai ka thënë se nuk beson dhe nuk e di se dikush nga VV ka shkuar për të kërkuar koalicion me PDK-në. Ndërkohë, ka thënë se kohën e fundit ka pasë elemente pozitive në PDK, por se kjo parti ‘duhet të reforomhet’.
“Jo nuk e di, absolutisht jo. Nuk mund ta di. Nuk besoj sepse VV cdo veprim e bën publik. Nuk besoj absolutisht që do të shkojmë në koalicion me PDK-në. PDK duhet të shkojë në reformism. Ka pasë disa elemente pozitive koëhn e fundit me largimin e disa njerëzve të Prontos, mirëpo i duhet kohë për t’u reformuar”, ka thënë ai/Periskopi/





















